Nëse i ”mbijeton votës”, Abazoviç i gatshëm për koalicion me opozitën
Në Kuvend ka nisur votimi për shkarkimin ose jo të Dritan Abazoviçit si kryeministër, ku deputetët nismëtarë të mocionit të mosbesimit thonë se tashmë po vihet në pikëpyetje vazhdimi i procesit të anëtarësimit në BE. Vetë Abazoviç ka paralajmëruar se nëse Qeveria i “mbijeton votës” është i gatshëm ta rindërtojë, në marrëveshje me Frontin Demokratik, që aktualisht është në opozitë, si dhe me demokratët e partitë tjera që duan të përfshihen në udhëheqje.