“Nëse mungon paqja, çmimi i saj kushton miliona jetë njerëzish”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në samitin e nëntë të Bosforit në Stamboll, ka deklaruar se nëse paqja nuk mund të vendoset, çmimi i saj do të paguhet nga miliona jetë të tilla si luftërat botërore.

Presidenti Ivanov theksoi se ideja dhe projekti i Bashkimit Evropian (BE) janë të rrënjosura në këtë situatë.

“Ne duhet të përqendrohemi në tema që na lidhin më shumë sesa në ndarjen e problemeve”, tha Ivanov.

Duke iu drejtuar samitit, presidenti i Republikës Turke të Qipros, Mustafa Akıncı, tha se mbështetja e tregtisë ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve dhe sigurimi i qëndrueshmërisë duhet të zëvendësojnë politikat proteksioniste. Ai shtoi se globalizimi duhet të zgjerojë ndikimet e bashkëpunimit dhe kushteve të paqes, shkruan AA.

“Njerëzit, kombet dhe vendet duan të jetojnë me prosperitet, por gjysma e popullsisë botërore nuk ka mundësi për të. Ka rrethana të luftës në mbi rajone të botës, numri i njerëzve të prekur nga konfliktet e nxehta është dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit”, deklaroi Akıncı.

Duke kujtuar raportin e Kombeve të Bashkuara (OKB), ai tha se gjysma e popullsisë botërore duhet të jetojë me më pak se 2 dollarë në ditë. Të gjitha këto kushtet, varfëria, uria dhe problemet shëndetësore, tha ai, i referohen një krize ekonomike globale.

“I gjithë njerëzimi humbet për shkak të luftërave në planin afatgjatë dhe në shkallë të gjerë, paqja është një nga burimet e rëndësishme të zhvillimit”, theksoi Akinci.

Samiti tre-ditor me temë “Mbështetja e paqes dhe zhvillimit për të gjithë” ka filluar sot në Stamboll, ndërsa në të marrin pjesë akademikë, politikanë, ekspertë dhe biznesmenë nga disa vende.

Samiti i nëntë i Bosforit organizohet nga Platforma e Bashkëpunimit Ndërkombëtar nën patronazhin e Presidencës Turke.

SHKARKO APP