Nesër grevë 24 orëshe, “paralizohet” Greqia

Greqia do të paralizohet të hënën nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe, e dyta që nga e premtja.

Asnjë nga mjetet e transportit nuk do të funksionojë, gjë që pritet të shkaktojë një kaos të vërtetë për trafikun e kryeqytetit Athinë.

Në grevë do të përfshihen edhe kontrollorët e trafikut ajror. Shumë fluturime të linjave të brendshme nuk do të kryhen të hënën, ndërdsa do të ketë ndryshime orari për dhjetra linja të tjera, përfshirë ato ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Greva e re do të zhvillohet në ditën që parlamenti grek do të ftohet të votojë paketën e masave të reja shtrënguese, si kusht për çlirimin e kësteve të mbetura nga 86 miliardë eurot që kanë ofruar kreditorët ndërkombëtare për shpëtimin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Greva organizohet nga dy unionet më të mëdha sindikale në vend që përfshijnë punonjësit e sektorit publik dhe të atij privat.

Sindikalistët nënvizojnë se paketa e re e masave “do të shpërbëjë edhe ato mbetje të pakta të shtetit social që kishin shpëtuar gjatë viteve të krizës”.

Sindikalistët i ftojnë punonjësit e të gjithë vendit që t’u bashkohen protestave, “për të shprehur kundërshtimin ndaj politikës anti popullore të qeverisë”.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?