Nesër referendumi për emrin
Dita e nesërme pritet t’i jep fund të gjitha dilemave rreth referendumit për marrëveshjen për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që të shpallë datën e referendumit menjëherë pasi të jenë betuar anëtarët e rinj të KSHZ-së. Referendumi për emrin pritet të mbahet më 30 shtator. Por pushteti dhe VMRO DPMNE-ja opozitare duket se akoma janë larg marrëveshjes për përmbajtjen e pyetjes së referendumit.
Partia e Mickovskit insiston se pyetja duhet te jetë e thjeshtë dhe me një kuptim. Nënkryetari i VMRO-së Aleksandër Nikollovski në intervistë për Evropën e Lirë tha se cilado pyetje që pos Marrëveshjes me Greqinë, do të përfshijë edhe integrimin në NATO dhe BE është kundër-kushtetuese.
Zv/kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani tha se deri nesër partitë do të përpiqen që të harmonizojnë qëndrimet lidhur me pyetjen. Edhe në LSDM thonë se në rrjedhë e sipër janë konsultimet për mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura që kanë të bëjnë me referendumin./Alsat-m/