Nesër “paralizohet” Greqia, në grevë dhe gazetarët

Të enjten më 04 shkurt gazetarët grek do të pëfshihen në një grevë 24 orëshe, duke filluar nga ora 06.00 paraditen e nesërme për të përfunduar të premten po në të njejtën orë në 06.00 paradite.  Greva e gazetarëve që do të nis nesër në të gjithë vendin pas një vendimi dhe bashkëpunimi të shoqatave në fushën e shtypit dhe medias ka përqëllim tërheqjen e projekt-ligjit për sigurimet (pensionet).

Gazetarët i bashkohen protestës së përgjithëshme 24 orëshe mbarëkombëtare që organizohet nga Sindikatat e Përgjithëshme greke GSEE-ADEDY e paralajmruar ditë më parë, në një kohë ku në mbarë vendin fermerët grek kanë bllokuar qarkullimin në disa akse kryesore të rrugëve nacionale duke nxjerr në rrugë traktorët dhe të gjitha mjetet bujqësore.

K.V

SHKARKO APP