Ngjarje e rëndë, 3 të vdekur dhe 22 të plagosur në Nish

Tre persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë pas një aksidenti ndërmjet një treni dhe një autobusi në afërsi të Nishit në Serbi.

Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë i vogël. Aksidentin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme në Serbi

“Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të hekurudhës në afërsi të Nishit këtë mëngjes rreth orës 7 e 30. Tre persona kanë vdekur pas përplasjes së trenit me autobusin, derisa 22 të tjerë të lënduar janë transportuar në Spitalin e Nishit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHKARKO APP