Ngritën flamurin kuqezi më 28 Nëntor, Serbia gjobit partinë shqiptare në Preshevë
Në ditën që në Tiranë diskutohej e nënshkruheshin disa marrëveshje në kuadër të Ballkanit të Hapur, në Preshevë gjobiteshin shqiptarët për përdorimin e flamurit kombëtar.
“Alternativa për Ndryshim”, një parti e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është gjobitur më 21 dhjetor të 2021 nga autoritetet serbe për vendosjen e flamurit shqiptar në selinë e vet.
Gjoba e vendosur është 100 mijë dinarë serbë, ose rreth 850 euro. “Ndëshkimi” i serbëve është marrë pasi kjo parti ka vendosur flamurin kuqezi në zyrat e saj me rastin e festës kombëtare të 28 nëntorit