Nikoliç: Vrasja e Gjingjiç dhe kërcënimi i Vuçiç nga e njëjta kuzhinë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç është shprehur i frikësuar në lidhje me gjetjen e armëve pranë shtëpisë së Aleksander Vuçiçit dhe një atentatit të mundshëm kundër kryeministrit serb.

“Kjo paraqet një problem të veçantë për kryeministrin dhe fakti që askush nga shërbimet e sigurisë nuk kanë informuar se diçka po përgatitej”, ka thënë Nikoliç, transmeton Koha.net.

Sipas tij është duke u punuar pakuptimshëm dhe furishëm për përpjekjet që të kthehen në 2003-n, kur u vra ish-kryeministri Zoran Gjingjiç.

“Po më dhimbset Aca im (shk. Aleksander) se po kalon si Gjingjiçi”, ka shtuar Nikoliç, teksa ka potencuar se Vuçiç i duhet Serbisë.

Kur presidenti Nikoliç u pyet nga “Kurir” se atmosfera aktuale në Serbi ngjan me atmosferën prag vrasjes së Gjingjiçit dhe a vjen ky kërcënim nga e njëjta kuzhinë, Nikoliç ka thënë se si çdo qytetar tjetër serb mendon njëjtë, por ai ua kalon përgjegjësinë shërbimeve sekrete dhe të sigurisë që të kenë gjendjen në kontroll, pasi për atë janë betuar.

SHKARKO APP