Nikolla Gruevski me pranga në duar

Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u dërgua me pranga në duar në një gjykatë në Hungari mëngjesin e kësaj të enjteje.

Në këtë gjykatë do të vendoset për ekstradimin e tij apo jo në Maqedoninë e veriut.

Shkupi zyrtar kërkon ekstradimin e Gruevskit për të vuajtur dënimin me 2 vite burgim pasi është dënuar nga gjykata për blerjen e makinës së blinduar “Mercedes” në rastin e quajtur “Tanku”.

Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në Nëntor të vitit 2018, duke kërkuar azil politik në Hungari.

SHKARKO APP