Nimanbegu: Dikush jashtë Malit të Zi ka gisht në formimin e qeverisjes së re
Ish-deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu thotë se dikush nga jashtë Malit të Zi ka gishta në formimin e qeverisjes së re. Sipas tij shumë votues janë zhgënjyer që ai dha dorëheqjen nga posti i deputetit, por që ky është një veprim i tij politik që dëshmon se diçka po shkon gabim.
“Të them të drejtën, unë këto ditë pas dorëheqjes jam duke dëshmuar një falenderim të madh të votuesve shqiptarë të cilët të shumtë në numër, më falenderojnë për këtë gjestin tim. Si duket elitat politike shumë shpesh shkëputen nga interesat e popullit dhe ndoshta në liberizmin e tyre të tepruar shohin vetëm rrugët e shpejta, por këto rrugë të shpejta në këtë qeveri janë një rrezik.
Do dëshiroja që të dal për mirë, por jam i sigurt që do të dal për shpejt për arsye se në mesin e tyre janë si shtylla, si subjekte politike, asnjëri prej tyre nuk ka votuar për anëtarësimin në NATO. Unë isha në emër të shqiptarëve në vitin 2017 që kam votuar. Unë jam i sigurt që dikush nga jashtë Malit të Zi ka gishta të përzierë për formimin e kësaj qeverie”.