Nis takimi Kurti-Krasniqi, pritet vendimi për zgjedhje të jashtëzakonshme. Partitë e tjera refuzuan

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Bashkë me Krasniqin është parë edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Kurti e pret në darkë për të folur për përmbushjen e agjendës legjislative të Kuvendit, por mësohet se kryetari i PDK-së do të shkojë në takim për të folur për datën e zgjedhjeve të reja. Pjesë e këtij takimi kanë refuzuar të jenë dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku në një postim ka shkruar se agjenda legjislative e Kuvendit mund të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit mes përfaqësuesve politikë. Ai e ka konsideruar ftesën e Kurtit si të vonuar dhe e akuzoi kryeministrin se e ka shuar frymën e bashkëpunimit pozitë-opozitë.

SHKARKO APP