Nisin në Athinë bisedimet zyrtare për emrin e ri të Maqedonisë

Me takimin “koka më kokë”  me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos, ka nisur sot vizita në Athinë e Zëvendës kryeministrit të angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Menjëherë pas takimit me Katrugalos, Osmani ka patur drekë pune me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias. Të dy takimet kanë qenë të mbyllura për gazetarët dhe nuk është paraparë mbajtja e konferencave për media.

Që herët në mëngjes flamuri i Maqedonisë ishti vendosur në ndërtesën qendrore të MPJ-së greke. Në një intervistë për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve – IBNA, Osmani deklaroi se vizita së sotme është në drejtim të ndërtimit të besimit mes Shkupit dhe Athinës dhe se vetëm në atmosferë të tillë, është e mundur të bëhet përpjekje për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët rreth dallimeve për emrin. Përsërit se gjashtë muajt e ardhshëm janë një shans historik për Republikën e Maqedonisë për të bërë një hap serioz në agjendën euroatlantike.

Mediat greke vizitën e Osmanit, megjithatë, e komentojnë si pikën e parë nga aktivitetet e parapara të janarit rreth çështjes së emrit të ri të Maqedonisë, gjë për të cilën prej vitesh marrëdhëniet midis dy shteteve kanë qenë të acaruara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?