Një rajon, një ekonomi!
Ekonomitë e rajonit mund të bëjnë shumë, por nuk ndryshojnë dot madhësinë e tregjeve.
Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) organizoi sot panelin “Një rajon, një ekonomi – lidhje dhe potenciale” në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2017
Dragana Gjurica, Eksperte e Lartë e KBR për Konkurrueshmërinë, tha se integrimi ekonomik i Evropës Juglindore është një rrugë e sigurt për integrimin në BE. “Bashkëpunimi ekonomik i ekonomive të Evropës Juglindore është një domosdoshmëri për rritjen e investimeve dhe konkurrencën e rajonit”.
Të gjithë pjesëmarrësit në panel pranuan nevojën për veprime konkrete për të përshpejtuar bashkëpunimin rajonal që çon drejt rritjes së investimeve, lidhjes, konkurrueshmërisë dhe rritjes së përgjithshme ekonomike. Një nga folësit kryesorë në panel, Stjepan Mesiç, Ish-Presidenti i Kroacisë, nënvizoi se ekonomitë e vogla rajonale mund të bëjnë shumë, por nuk mund të ndryshojnë madhësitë e tregjeve të tyre. “Rajoni nuk mund të përballojë të mbetet pasiv ndaj ndryshimeve ekonomike ndërkombëtare”, tha Mesic, duke shtuar se ata duhet të rrisin konkurrencën e tyre duke përmirësuar infrastrukturën dhe logjistikën e tyre. “Procesi i asocimit të BE-së është më i rëndësishëm se vetë anëtarësimi. Rajoni duhet të bëjë më shumë për bashkëpunimin dhe integrimin. ”
Danilo Türk, ish-Presidenti i Sllovenisë, në fjalën e tij, theksoi rrijten e bashkëpunimit në shkallë të gjerë, duke mos kufizuar veten vetëm në bashkëpunimin në rajon, por duke marrë parasysh edhe rajonet tjera. Ai shtoi se BE sot kuptoi se rruga përpara ishte përmes hapave të vegjël dhe ndoshta duke vonuar vendimet e rëndësishme politike, duke lejuar ekonomitë të rriten, duke qenë më pak të ngarkuar nga politika.
Jyrki Katainen, nënkryetar i Komisionit Europian, në fjalimin e tij përmes videos, tha se ata ishin duke pritur me Samitin e Triestes në Ballkanin Perëndimor në korrik kur liderët rajonalë do të konfirmonin dëshirën e tyre për të lëvizur drejt zonës ekonomike rajonale dhe për të shpallur hapat konkrete që do të merren në vitet e ardhshme. “Kjo do të jetë më në fund motoja juaj për një destinacion të vetëm investimi, një rajon një ekonomi.”
Ky edicion i 8-të i Forumit të Biznesit të Sarajevës-mbloldhi kryetarët e shteteve dhe qeverive, ministra, CEO të kompanive globale, menaxherët e fondeve të investimeve, krerët e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e medias. Forumi mblodhi rreth 1,600 pjesëmarrës nga mbi 30 vende dhe rreth 350 përfaqësues të mediave vendase dhe të huaja.
Forumi i Biznesit në Sarajevë është një konferencë rajonale e investimeve e zbatuar me sukses gjatë shtatë viteve të fundit. Objektivi kryesor është tërheqja e investitorëve të huaj në Evropën Juglindore duke paraqitur potencialet investuese të rajonit, resurset natyrore, punën e kualifikuar dhe perspektivat e integrimit evropian.
Edicioni i këtij viti i Forumit të Biznesit të Sarjevës- 2017 është duke u bashkëorganizuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal.