Një shqiptar aksidenton grupin e fëmijëve me biçikleta, humb jetën njeri prej tyre

Një shqiptar 44 vjeç ka aksidentuar për vdekjen mbrëmjen e djeshme në Lamia, Greqi, një djalosh 14-vjeçar që vinte përballë tij në një rrugë të errët pa ndriçim dhe trotuare, mbi një biçikletë.

Aksidenti ndodhi pak para orës 22 të mbrëmjes së të enjtes, kur makina e drejtuar nga shqiptari 44-vjeçar u përplas me një grup fëmijësh me biçikleta. Ai e plagosi rëndë fëmijën, që nuk arriti të mbijetonte në Urgjencë.

Ishin rreth 5 fëmijë në atë grup me biçikleta, që kishin fenerë dhe drita të pasme dhe po lëviznin në rrugën e fshatit Achinou – Karavomylou. Papritmas, shoferi që i pa fëmijët minutën e fundit,reagoi për t’i shmangur, por nuk mundi se ishte shpejt. Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe goditi të dytën dhe të tretën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat, një nga dy vëllezërit binjakë u plagos rëndë, ndërsa vëllai tjetër binjak dhe një mik i viktimës umorën lëndime më të lehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i viktimës që ishte mjek i njohur në Lamia nxitoi për fëmijën e plagosur rëndë por nuk arriti ta mbantë dot gjallë në spitalin e Lamias.

Policët e Lamias kanë arrestuar shoferin dhe i kanë bërë testin e kontrollit në gjak.

Banorët e zonës e kanë quajtur këtë rrugë thertore, sepse pa ndriçim dhe pa trotuare është bërë shkak viktimash të shumta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?