Një shqiptar në garë për kryetar të komunës së Ohrit

Një shqiptar është zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Ohrit. Bëhet fjalë për Xhemal Mena i cili vjen nga radhët e “Lëvizjes Besa”.

Mena ditën e djeshme ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij në zyrat e komisionit komunal zgjedhor në Ohër. Ndërkohë së bashku me Menën kandidojnë edhe 4 kandidatë të tjerë: Kiril Trendafilov-Nançe nga partia e Unionit Demokratik Qytetar, Mitre Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Konstatin Georgieski nga LSDM-ja dhe Stevçe Stevoski nga Demokratët.

Zgjedhjet lokale të parakohshme për Komunën e Ohrit do të mbahen më datë 21prill. Kujtojmë se këta zgjedhje organizohen për shkak të ndarjes nga jeta të të kryetarit Jovan Stojanoski, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

SHKARKO APP