Një tjetër tërmet 3.7 ballë godet Greqinë, ku ishte epiqendra

Një tërmet 3.7 ballë i shkallës Rihter goditi sot Greqinë. Siç raportojnë mediat fqinje, lëkundjet janë regjistruar në 05:06 me orën lokale në zonën në det të hapur të Kretës.

Sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte në një zonë në det 76 km në perëndim të Sfakia dhe me një thellësi prej 27.1 km.

Kujtojmë se lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe përgjatë ditëve të kaluara.

SHKARKO APP