Njihuni me dy zyrtarët shqiptarë në Maqedoni që pretendojnë ta zëvendësojnë Ivanovin

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, dje në një debat të organizuar para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës tha se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit të Maqedonisë.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.

“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni”, ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës.

Ndërsa Kryetarja Arifi u përgjigj se “tani nuk është, por të ardhmes nuk i dihet dhe mund të jetë presidente”.

“S’jam e shtetit, por në të ardhmen mund të jem”, ka deklaruar kryetarja Arifi.

Para Arifit edhe një shqiptar tjetër ka shprehur pretendime për postin e presidentit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për gazetarin dhe opinionistin e njohur, Ejup Berisha, i cili një kohë ka qenë edhe anëtar i kabinetit presidencial.
20180517_131624-696x371

SHKARKO APP