Njohja e targave të Kosovës nga Serbia, Bislimi: Ma*skim për ta kamufluar dështimin në Banjskë
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi Serbia mori vendim për njohjen e targave RKS. Ai shkruan se ky është një maskim që ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë. ”Çështja e targave mbi 10 vite ka qenë marrëveshje e pazbatuar e për 2 vite marrëveshje e përdorur si mjet dhe qëllim për eskalim e destabilizim”.
Ai tha se “më 30 shtator, u arrit marrëveshja për fillimin e punës, në kuadër të së cilës u krijuan grupet teknike, dhe u zhvilluan gjithsej 8 takime në nivel teknik nga tetori 2021 deri në muajin prill 2022”.
“Që nga fillimi, pozicioni i delegacionit tonë në Bruksel ishte i qartë: na duhet një zgjidhje e përhershme në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe propozimi i vetëm i Kosovës si dhe zgjidhja ideale në këtë drejtim ka qenë që Kosova dhe Serbia t’ia njohin targat njëra tjetrës në modelin aktual – të cilat janë në përputhje me standardet e BE-së e pa asnjë ndryshim”.