“Nuk e njohën pavarësinë e Kosovës”, Serbia e falenderon Kazakistanin

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot me ambasadorin e Kazakistanit në Beograd, Nurbah Rustemov, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Siç njofton “tanjug”, gjatë bisedës, presidenti serb ka falënderuar kryetarin e Kazakistanit dhe kreun shtetëror të këtij vendi për faktin se nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në takim është biseduar për “Hartën e rrugës” për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë e Kazakistanit nënshkruar para dy vjetësh nga kryeministri i atëhershëm serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa është shprehur shpresa për vendosjen e shpejtë të linjës ajrore Beograd – Astana.

SHKARKO APP