Nuk ka tym të bardhë në Bruksel, Vuçiç pas takimit me Kurtin: Asnjë marrëveshje

As në Bruksel nuk ka ulje të tensioneve dhe as marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiç pas bisedimeve disa orëshe.

Takimi u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ndërsa nisi rreth orës 10:00. Fillimisht, Borrell mbajti takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?