Nuk mund të rikthejmë demokracinë sepse nuk e kemi patur…..

Trieste, 11 korrik 2017 – Forumi i tretë i shoqërisë civile, që po zhvillohet vetëm një ditë përpara takimit të Ballkanit Perëndimor të Procesit të Berlinit, filloi sot në Trieste, me afro 200 pjesëmarrës – përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe pjesë të tjera të rajonit.

Hedvig Morovai, drejtore ekzekutive i fondit Evropiane për Ballkan, vuri në dukje rëndësinë e procesit të Berlinit për integrimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe faktin se nisma e Berlinit mundëson pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në procesin e pranimit në BE.

“Po përpiqemi të merremi me çështje të vërteta. Askush nuk do të na dëgjojë nëse disa diskutojmë për mollët, e të tjerë flasin për portokalle”, tha Morvai dhe kujtoi se rekomandimet që vijnë nga ky forum do të komunikohen drejtpërdrejt me ministrat e jashtëm.

Z. Walter Kaufmann, kreu i departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore të Fondacionit Heinrich Boell, tha se Fondacioni është rishtar në Forum, por jo rishtar në Ballkan. Ai përkujtoi praninë e gjatë të Fondacionit dhe bashkëpunimin e tij aktiv me shoqërinë civile. “Ne investojmë shumë energji përnjë bashkëpunim kuptimplotë me qeveritë, pasi ka pasur raste të forumeve të ngjashme të NGO-ve ku qeveritë arritën të vepronin, pa marrë seriozisht rekomandimet”. Kaufmann gjithashtu theksoi rëndësinë e mjedisit, energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë për ekonomitë e rajonit.

Z. Nenad Šebek, kreu i zyrës rajonale të HBF, për Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi, u përgjigj me vërejtjet se demokracia në Ballkan duhet të rikthehet: “Kurrë nuk kemi pasur demokraci, prandaj nuk mund ta ripërtërijmë. Ndryshimi duhet të vijë prej nesh. Nuk kemi nevojë të rregullojmë motorin, por ta ndërtojmë atë që nga fillimi “.

Fondacioni Heinrich Boell po organizon një nga pesë workshopet që po zhvillohen në Forum. Paneli është i dedikuar për mjedisin, ndryshimet e energjisë dhe të klimës.

SHKARKO APP