”Open Balkan” dhe radhët e gjata në kufirin serbo-maqedonas

A është ”Open Balkan” për të lehtësuar gjërat mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut? Në deklarata politike po, por duhen orë pritje të tëra për të hyrë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, përmes pikës kufitare Tabanoc.

“…kur arrin, të them te pragu i shtëpisë, nuk është e drejtë të pritet kaq gjatë për kot, sepse në sytë e mi kjo pritje prej orësh është e kotë”, thotë Azir Hani, i cili bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët tregon se ka udhëtuar nga Zvicra, për t’i kaluar pushimet në Maqedoni të Veriut.

Sipas autoriteteve maqedonase, pritjet janë pasojë e fluksit më të madh të qytetarëve që kalojnë kufirin gjatë muajve të verës. Nga fillimi i korrikut ka qenë e paraparë që kontrollet e udhëtarëve dhe makinave të bëheshin vetëm në njërën pikë domethënë, ata që hyjnë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut të kontrollohen vetëm në pikën doganore të Maqedonisë së Veriut.

SHKARKO APP