“Open Balkan”, media serbe: Në shtator do punësohen 30 mijë shqiptarë dhe maqedonas

Nisma “Open Balkan” sipas një medie serbe, do të hap 30 mijë vende pune. Rreth 30,000 zejtarë, mjekë, infermierë dhe teknikë shumë të nevojshëm nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të shkojnë për të punuar në Serbi nga shtatori pa asnjë dokument shtesë, vizë pune dhe leje speciale.

Drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje Mihailo Jovanoviç, tha se të gjitha profesionet që na duhen janë interesante për njerëzit nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Mendojmë se do të ketë punëtorë që do të vijnë me diplomë universitare, por edhe ata që kanë arsim fillor dhe të mesëm. Ndërtimi dhe punëtorët në fushën e bujqësisë janë shumë të kërkuar. Duhet të ketë shumë të interesuar edhe në fushën e shëndetësisë, sepse këtu pagat janë më të larta. Megjithatë, është edhe më e rëndësishme që si rajon të gjithë do të bëhemi shumë më interesantë për investitorët e huaj sepse do të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë për të arritur punëtorët dhe kjo është një nga arsyet që ata të investojnë në këtë pjesë të Evropës”.

Kurse Nebojsha Atanackovic nga Sindikata e Punëdhënësve të Serbisë, thotë se një fuqi punëtore më e madhe do të jetë e dobishme për punëdhënësit tanë për pozitat që janë gjithmonë të lira.

SHKARKO APP