Operacion i madh në Athinë, 22 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Një operacion i madh po zhvillohet prej ditës se djeshme nga sektori i luftës kundër krimit te organizuar te Athines ne ishullin Zakynthos. Prej ditës se djeshme e deri tani janë arrestuar 22 persona, 11 greke dhe 11 te huaj mes tyre shqiptare, si pjese e një grupi te strukturuar kriminal te trafikut ndërkombëtar te drogës.
Shumica e arrestimeve janë bere ne Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe ne Athine dhe Pyrgo. Operacioni është kryer nga 20 agjente civile te anti-krimit te organizuar. Burime bëjnë te ditur se kjo organizate ka arritur te sjelle ne ishull 700 kg marijuane. Mesohet se operacioni vijon nderkohe qe mësohet se 22 te arrestuarit e deritanishem do te cohën ne prokurori ne oret ne vijim te mbrëmjes se sotme.