Operacioni i Europol: Konfiskohet mbi 1 ton kokainë, arrestime edhe në Kroaci, Serbi e Zvicër
Pas 11 vjet hetimesh, autoritetet e gjashtë vendeve dhe Europoli kanë shpartalluar kartelin ballkanik të kokainës që e trafikonte lëndën narkotike nga Amerika e Jugut në Azi. Për trafikun e drogës përdoreshin avionë privatë. Sipas Europolit, drogat janë transportuar kryesisht nё Hong Kong dhe nё Makau.
Policia evropiane Europol njoftoi shpartallimin e kartelit ballkanik të kokainës që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut në Azi. Operacioni është përfunduar pas 11 vjet hetimesh.
Organizata me seli në Hagë njoftoi të enjten konfiskimin e mbi njё ton kokainё dhe arrestimin e 16 vetëve. Gjithashtu gjatë operacionit janë sekuestruar dy milion euro para dhe asete, ndërsa nuk bëhet e ditur vlera që kokaina konfiskuar do të kapte në treg.
Banda e shpartalluar e trafikonte kokainën nё sasi tё mёdha nga Amerika e Jugut nё Europё duke pёrdorur avionё privatё. Më tej sipas Europolit, drogat transportoheshin kryesisht nё Hong Kong dhe nё Macao, të Kinës.
Tё dyshuarit janё arrestuar nё Kroaci, Çeki, Serbi, Zvicёr dhe Hong Kong. Njёri ndёr drejtuesit e bandёs ra nё rrjetёn e hetuesisё nё Zvicёr, gjatё kohёs qё pёrgatiste të transportonte 600 kilogram kokainё.
Operacioni hetimor i emёrtuar “Operation Familia” u koordinua nga autoritetet kundra drogёs tё ShBA-së dhe nga Europoli. Operacioni qё ka zgjatur mbi njёmbёdhjetё vjet ёshtё drejtuar nga Kroacia, ndërsa në të janë përfshirë hetues nga shumё vende.