Opozita greke nuk e pranon emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”
Kryeministri grek Cipras ka informuar kreun e Nea Demokratisë, Mitsotakis përmes telefonit se me Zoran Zaev ka diskutuar për emrin Republika e Maqedonisë së Ilindenit njoftojnë nga partia opozitare greke.
Siç edhe njofton korrespondenti i MIA-s nga Athinë për Demokracinë e Re, emri konkret nuk është i pranueshëm, sepse lidhet me krijimin e një shteti maqedonas dhe një kombi që përfshinedhe Selanikun.
“Ky emër është historikisht dhe drejtpërdrejt i lidhur me aspiratën për të krijuar një komb “maqedonas” dhe një shtet që përfshin Selanikun dhe shtrihet deri në Detin Egje. Çdo përmendje e Ilindenit në emër të vendit fqinj, jo vetëm që nuk i jep fund irredentizmit të Shkupit, por e konfirmon dhe e forcon atë. Prandaj është e papranueshme që edhe të vendoset si një temë për diskutim”, thonë nga partia opozitare greke.