Opozita kërkon që ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen: Foli shqip me homologun spanjoll

Opozita në Maqedoninë e Veriut, kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani. Arsyeja e cila është e pazakontë, është sepse është shkelur Kushtetuta pasi Osmani ka folur në gjuhën shqipe me homologun e tij spanjoll.

“Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoninë e Veriut të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cenojnë imazhin e vendit.

Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë”,-tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

SHKARKO APP