Osmani dhe Kurti shihen në mosmarrëveshje në publik, tension mes aletëave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti këtë të enjte kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës. Osmani dhe Kurti janë parë si të tensionuar gjatë këtij diskutimi. Madje edhe gjuha e tyre trupore duket sikur e konfirmon se mes tyre mund të ketë pasur tension ose mospajtim për ndonjë çështje të caktuar.
Diskutimi mes Presidentes Osmani dhe kreut të qeverisë ishte kryesisht për ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme, të cilin synon ta sfidojë avokati i popullit duke e dërguar atë në kushtetuese. Vetë kryetarja e shtetit konfirmoi të njëjtin version si kryeministria, që temë që nxiti përplasje të ishte ajo e ligjit për zgjedhjet.
“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, u shpreh Vjosa Osmani. Gjatë eventit, presidentja kërkoi nga të gjithë që të rregullohet çështja e barazisë gjinore, ndërsa theksoi se fokusi i këtij viti për institucionet ka qenë garantimi i sigurisë në vend.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar “tensionin”. Kryeziu shkruan se kryeministri Kurti ishte duke folur me presidenten Osmani për Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe deklaratës së këtij të fundit për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit të ri për Zgjedhjet.