Osmani pranon se nuk ka krisje mes saj dhe Kurtit

“Nuk ka asnjë çarje mes presidentit dhe qeverisë, pasi unë respektoj vetëm Kushtetutën dhe kam kërkuar të respektohen vetëm këto parime”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shfrytëzoi një takim me asosacionin e komunave të Kosovës dhe kryetarin e saj për të sqaruar edhe njëherë pikëpamjen e saj se si do të ishte mënyra më e mirë për ta bërë asosacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas Osmanit, modeli i deritanishëm i këtij organizmi që quhet asosacioni i komunave të Kosovës është modeli më i mirë, pasi operon si një OJQ dhe nuk i merr asnjë kompetencë shtetit mbi komunat.

SHKARKO APP