Osmani takim me Avramopoulos: Të gatshëm për marrëveshjen me FRONTEX
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani, dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel realizuan takim me komisionerin evropian për Migracion dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos.
“Sjell lajme të mira nga Shkupi, ku mbrëmë Qeveria solli vendim me të cilin e miratoi tekstin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, me të cilën rregullohet statusi i shërbimeve kufitare dhe bashkëpunimi me organet kufitare evropiane-FRONTEX”, tha Osmani, duke e ftuar eurokomisionerin Avramopoulos për vizitë në Shkup, ku do të nënshkruhej dhe do të hynte në fuqi marrëveshja në fjalë.
Osmani, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i SCCE-së, e ka informuar eurokomisonerin për Planin e ri 18, në kontekst të rolit të ri të përshpejtuesit të reformave në vend deri në fillimin formal të bisedimeve për anëtarësim në BE.