Pa deputetët shqiptarë në sallë, Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Parlamenti i ri e mbështeti kandidaturën e tij me 76 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët shqiptarë nga koalicioni Fronti Europian, tashmë në opozitë, u larguan nga salla përpara votimit.

Në fjalimin e parë si kryetar i kuvendit, ai falenderoi deputetët që e mbështetën. “Do të garantoj të drejtën e mendimit dhe fjalës personale si për deputetët e pushtetit ashtu edhe për ata të opozitës”, u shpreh Gashi.

Nga ana tjetër, ai shtoi se tashmë Maqedonia e Veriut ka një perspektivë të re dhe se nuk do të kthehet më e kaluara.

SHKARKO APP