Pacolli për policin e vrarë: Sulm terrorist

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar foton e efektivit të policisë Afrim Bunjaku që humbi jetën në detyrë. Ai u sulmua nga disa persona të armatosur në Leposaviq. Pacolli e cilëson sulmin një akt terrorist, teksa ngushëllon dhe familjarët e viktimës.

“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë.

Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente”, shkruan Pacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?