Pamje të frikshme, çahet toka pas 3 tërmeteve në Greqi (FOTO)
Në harkun kohor të një ore, tre tërmete të fuqishëm goditën detin Jon ku zona mw e prekur ishte Greqia.
Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakinthos, por u ndje deri në Athinë, si dhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.
Në panik banorët e ishullit grek Zakinthos, ku raportohet per dëme materiale dhe ndërprerje totale të energjisë elektrike.
Nuk ka akoma të dhëna për të plagosur.
Edhe në shumë qytete të vendit tonë janë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit sidomos në jug të vendit, lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në kryeqytet.
Lëkundjet e tërmetit filluan nga mesnata, deri rreth orës 01:04 minuta me orën lokale shqiptare.
Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.4 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2 ballë.