Pamje të reja/ Flasin pasagjerët e tragetit që mori flakë në Greqi: Qanim dhe bërtisnim vazhdimisht

Një pasagjere e tragetit “Eleftherios Venizelos”, i cili u përfshi nga flakët gjatë natës, ka rrëfyer për “Protothema” momentet e panikut që përjetoi në ato çaste.

“Kam qarë e bërtitur me atë që mësova se po na ndodhte. Ekuipazhi shpërndante ujë dhe xhaketa shpëtimi. Ne ishim në panik pasi pamë tymin, por bëmë durim, derisa arritën të dilnim të gjithë mirë. Ekuipazhi bëri gjithçka që mundi për të na ndihmuar,”- tha ajo.

Ende mbetet mister shkaku i përfshirjes nga zjarri të tragetit që lundronte në Egje me 875 pasagjerë, por ndërkohë edhe Kryebashkiaku grek i Platanias, i cili mësohet të ketë qenë në traget, tregoi për momentet e panikut të përjetuar:

“Na dhanë jelekë shpëtimi. Rreth orës 12 kemi marrë një paralajmërim për të shkuar në diskotekë dhe dhomën e ndjenjes”, tha Malandrakis për minutat e para pas zjarrit, ndërsa anija kishte ngadalësuar lëvizjen para se te ndalonte përfundimisht.

“Na thanë se ka rënë zjarr në garazh”, vazhdoi ai. “Në fillim, po ecnim shumë ngadalë, pastaj anija ndaloi,”- tha Ioannis Malandrakis.

SHKARKO APP