Paqja me Serbinë, Miroslav Lajçak mbërrin në Prishtinë
I dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak ka mbërritur këtë të enjte në Kosovë.
Gjatë qëndrimit dy ditor në Prishtinë, Lajçak do të ketë takime të shumta me të gjithë aktorët shtetërorë, por edhe me liderët e opozitës. Vizita ka si qëllim të vazhdojë diskutimet e nisura në takimin e nivelit të lartë që ndodhi më 27 shkurt në Bruksel.
Qëllimi kryesor është përgatitja për takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas Prishtinës, Lajçak do të qëndrojë edhe në Beograd.