Parada ushtarake e Serbisë shihet si kërcënim për paqen në Ballkan

Agjencia e lajmeve “AP” ka bërë të ditur se Serbia ka mbajtur sot paradë ushtarake.

Kjo agjenci vlerëson se kjo është një shfaqje e forcës tash kur tensionet me Kosovën janë rritur.

Në këtë paradë ushtarake kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus, që tregon aleancën politike dhe ushtarake në rritje me Moskën.

AP shkruan se tensionet janë rritur në Rajon, pasi Serbia dhe Kosova ende nuk kanë arritur pajtim që nga pas lufta.

Agjencia amerikane vlerëson se çdo ndërhyrje ushtarake nga Serbia në Kosovë do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje.

SHKARKO APP