Paralajmëron Vuçiç: Pa heqjen e taksës, do të kemi probleme

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka kërkuar edhe një herë nga institucionet e Kosovës që të heqin vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë dialogut.

“Edhe një  herë, i bëj thirrje Prishtinës që ta heqin taksën”, ka thënë presidenti serb para gazetarëve.

Sipas tij një vendim i tillë do të zhbllokonte situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i sinqertë, ndoshta edhe pak pesimist. Unë shpresoj, shpresoj që do të jetë një vendim i mençur që do t’i hap rrugë bisedimeve”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Thirrja ime për partnerët Evropian të cilët kanë shumë ndikim në Prishtinë, është që të kërkojnë heqjen e taksës, sepse mendoj që është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve për një të ardhme më të mirë”, ka shtuar ndër të tjera kreu i shtetit serb duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë me i qartë në këtë çështje.

“Pa heqjen e taksës, ne do të kemi probleme, shqiptarët dhe ne”, ka përfunduar Vuçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?