Parlamenti maqedonas i heq imunitetin Gruevskit, VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në seancë
Parlamenti i Maqedonisë ka pranuar ditën e djeshme të heqë imunitetin për ish-kryeministrin dhe deputetin Nikolla Gruevski.
Kuvendi i Maqedonisë e kaloi kërkesën me 62 vota pro, dhe kërkesa ishte depozituar nga Komisioni për Çështjet e Rregullores, Imunitetit dhe Mandatit. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë në seancën për heqjen e imunitetit ndaj Gruevskit, pasi ish-kryeministri maqedonas është kryetar nderi.
Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari që prej 13 nëntorit, dhe ka fituar atje statusin e azilantit politik. Gruevksi është arratisur në Hungari përmes Ballkanit, ndërkohë që pjesë e itinerarit të tij ishte edhe Shqipëria.
Ish-kryeministri maqedonas kërkohet nga autoritetet maqedonase pasi mbi të rëndon një dënim prej 2 vitesh burg për shpërdorim detyre. Gruevski akuzohet se bleu një Benz me vlerë mbi 600 mijë euro nga paratë e taksapaguesve maqedonasë.