Pas kërcënimit – Vuçiç: Serbët nuk do ti sulmojë as NATO dhe as Mali i Zi

Në vendosmërinë e Podgoricës zyrtare “se do të sulmoj edhe serbët e Kosovës nësë një gjë të tillë e kërkon NATO”, Presidenti i Serbisë përgjigjet me heshtje. Kjo thotë Vuçiç është për të mirën e Serbisë, ndërkohë pret që dialogu Prishtinë- Beograd në Bruksel të filloj sa më shpejt.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zgjodhi heshtjen ndaj deklaratës së Ministrit malazez, “se ushtria e Malit të Zi do të luftonte kundër serbëve në Kosovë, nëse NATO do ta kërkonte një gjë të tillë”, duke shtuar se kjo është më e mira për Serbinë.

“Kjo mjafton edhe për popullin serb në Mal të Zi dhe kudo që ai jeton. Serbët në Kosovë nuk do ti sulmoj as NATO dhe as Mali i Zi dhe jo vetëm që kemi marrëveshje të firmosura, dhe marrëdhënie të mira me KFOR-in dhe NATO-n, por edhe për shkaqe tjera, e ata le të mendojnë mirë,” tha Vuçiç nga Dubrovniku për televizionin publik serb, RTS, duke shtuar se pret shumë shpejt që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë në Bruksel.

“Kjo duhet të ndodhë, kjo është në interesin tonë dhe të shqiptarëve. Detyra jonë është të mbrojmë serbët në Kosovë, që t’iu garantojmë siguri dhe stabilitet, e Shqiptarët kanë arsye tjera në këtë moment,” tha Vuçiç për të cilin nuk është nevoja të flitet.

Serbia tha Presidenti i Serbisë nuk dëshiron të futet në kurrfarë aleancë ushtarake, pra as në NATO.

“Kemi ushtrinë tonë. Do të kemi forca të mjaftueshme që të ruajmë dhe mbrojmë vendin tonë, e mbrojtja e fortë vjen nga ekonomia jonë e mirë,” tha Vuçiç duke u mburrur me ekonominë serbe e cila, sipas tij, ka sufiçitin më të madh të shënuar që nga viti 1945.

“Në muajin maj kemi shënuar rritje të jashtëzakonshme, minierat kanë filluar me fitime ashtu si edhe industria e riciklimit. Kjo e forcon mbrojtjen dhe standardit tonë jetësor,” përfundoi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

SHKARKO APP