Pas marrëveshjes për emrin, Zaev: Dorëhiqem nëse referendumi nuk kalon me sukses

“Do të japë dorëheqjen nëse nuk ka sukses referendumi, por jam i sigurtë se do të kalojë me sukses”. Kështu është përgjigjur kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev lidhur me pyetjet nëse do mbajë përgjegjësi nëse dështon referendumi, pas marrëveshjes me Greqinë për emrin.

“Do të largohem nëse referendumi nuk kalon, pres një përqindje të lartë deri në 85% aq sa janë përqindjet e qytetarëve që duan të anëtarësohen në BE dhe NATO”, tha Zaev.

“Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativë tjetër, ato vetëm duhet të vërtetojnë se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE dhe NATO”, u shpreh ai.

SHKARKO APP