PE-ja miraton rezolutën për njohjen reciproke Kosovë-Serbi, Vuçiç: Kjo gjë nuk ndodh
Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, thotë se Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën, duke thënë se është i gatshëm për dialog me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe pse “nuk e sheh shumë kuptim”. “Bukur, dinjitetshëm dhe me mirësjellje, nuk do të nënshkruajmë. Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”.
Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.