Përdhunoi për 12 orë 46-vjeçaren greke në shtëpinë e saj, arrestohet i riu shqiptar
Një shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme pasi përdhunoi për 12 orë rresht një 45-vjeçare në shtetin fqinj.
Policia greke ka vënë në pranga 25-vjeçarin për ngjarjen e ndodhur një vit më parë në lagjen Peristeri të Athinës.
Një vit më parë, bashkë me një shqiptar tjetër, ata janë futur në një shtëpi për të grabitur, shkruan Zougla.gr
Në shtëpi kanë gjetur një 45-vjeçare greke bashkë me nënën e saj, ndërsa ata i kanë mbajtur peng për gati 12 orë.
Ata përdhunuan 45-vjeçaren sistematikisht dhe pas 12 orësh, dhe pasi grabitën para dhe bizhuteri, u larguan.
Vetëm një vit më pas policia mundi të gjente autorët, duke vënë në pranga 25-vjeçarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.