Përfundojnë hetimet për aksidentin në Shkup
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka publikuar rezultatet e hetimit që kanë shkaktuar aksidentin tragjik në Llaskarcë ku u mori jetën të paktën 15 personave. Sipas prokurorit, Sasho Rajçev hetimi ka zbuluar se aksidenti ka ndodhur për shkak shpejtësisë së madhe dhe parregullsisë së frenave të autobusit dhe se është manipuluar tahografi. Janë ndaluar shtatë persona në mesin e të cilëve edhe pronari i “Durmo Tursit” dhe vozitësi i autobusit.
Një muaj pas aksidentit tragjik të autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, në afërsi të fshatit Llaskarcë, Prokuroria Publike sot shpalli se parregullsia e frenave të autobusit dhe shpejtësia janë shkaqet e aksidentit ku humbën jetën 15 persona. Siç ka thënë Shefi i Prokurorisë Publike Shkup, Sasho Rajçev, janë ndaluar shtatë persona të cilët dyshohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik.
“Hetimi ka treguar se frenat kanë qenë pjesërisht në rregull, por edhe pse kjo është konstatuar në kontrollin teknik në Korrik të vitit 2018, i është dhënë leja e punës. E njëjta është bërë edhe gjatë kontrollit teknik në Dhjetor të vitit 2018. Në mënyrë plotësuese është vërtetuar se është manipuluar me tahografin, ku nuk është treguar shpejtësia reale e vozitjes. Vozitësi atë ditë ka vozitur me 99 kilometra në orë. Për automjetet mbi 3 ton shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë. Autobusi peshon 15 ton. Parregullsia e frenave dhe shpejtësia janë shkaqet për aksidentin”.
Prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit për gjashtë persona, respektivisht për vozitësin, pronarin dhe drejtuesin e kompanisë dhe për të punësuarit në firmën për kontroll teknik të autobusit.