Përfundon takimi Kurti-Escobar, flet i dërguari i SHBA-së: Prekemi nga historitë për dinarin

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në takim u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshi çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë, e cila ka qenë edhe objekti kryesor i tensioneve mes dy vendeve gjatë kohëve të fundit.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që po i prek vendimi për dinarin. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim tek ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, tha Escobar pas takimit.

Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se zbatimi i vendimit i autoriteteve të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb, ishte “jokompetent” dhe “katastrofik”. Kujtojmë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parashikon euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë.

SHKARKO APP