Përloti botën me historinë e saj, deputetja heq dorë nga mandati

Pasi përloti botën me historinë e saj, Vasfije Krasniqi-Goodman ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një shkrimi në facebook, Krasniqi-Goodman treon se ajo është duke kaluar nëpër një trajtim mjekësor, gjë që sipas saj, ia pamundëson realizimin e obligimeve të deputetes.

Krasniqi-Goodman është ndër gratë e para në Kosovë që publikisht ka treguar se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe në vitin 1999. Viteve të fundit ajo ka qenë aktive, duke kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Po ashtu në vitin 2018 është nderuar me çmimin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”, pas historisë që ka ndarë me botën për atë që ka përjetuar gjatë luftës.

SHKARKO APP