Përplasen ashpër ish-diplomatja dhe avokatja: Shamia përfaqëson nënshtrimin e grave
Alma Lama, ish-ambasadore e Kosovës në Itali thotë se mbajtja e shamive nga gratë myslimane përfaqëson nënshtrimin.
Gjatë një debati lidhur me kërkesën për rikthimin e shamive në shkolla për vajzat myslimane, ish-ambasadorja ka debatuar ashpër me avokaten Migena Balla, e cila e cilësoi një të drejtë të vajzave myslimane mbajtjen e shamisë.
Sipas Lamës, shamia është simbol i islamit politik, që siç tha në Kosovë po financohet nga bota islame dhe po mbështetet nga një pjesë e politikës.