Përplasja me Turqinë, Tsipras përgjigje Erdoganit: Na keni përballë

Greqia vazhdon të qëndrojnë e qetë përballë “provokimeve të rrezikshme” që po bëhen nga Turqia, tha sot kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Tsipras, i cili ka mirëpritur presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncer, tha se Greqia mund të luaj rol qendror në ngritjen e rolit të bllokut, me qëllim që të bëhet forcë që promovon paqen dhe sigurinë, transmeton Reuters.

“Ne po dëshmojmë dhe jemi të vendosur që me qetësi të trajtojmë provokimet e rrezikshme në Egje nga Turqia, provikime drejt të drejtave tona sovrane”, tha Tsipras.

Greqia dhe Turqia, dy shtete anëtare të NATO-s, për një kohë të gjatë kanë pasur mosmarrëveshje për një sërë çështjes, përfshirë hapësirën ajrore mbi Egje deir tek të drejtat minerare në Qipron e ndarë etnikisht.

Retorika mes dy vendeve është ashpërsuar edhe më shumë, pasi dy ushtarë grek janë arrestuar në Turqi. Në anën tjetër, Greqia po refuzon që t’ia dorëzojë Ankarasë tetë ushtarë tueq, të cilët, presdienti turk, Recep Tayyip Erdogan, i akuzon se kanë marrë pjesë në puçin e dështuar më 2016.(rel)

SHKARKO APP