Pjesë e grupit që shiste ekstazi në Tiranë, Lëvizja Vetëvendosje përjashton anëtarin e Këshillit Bashkiak në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar menjëherë nga strukturat e partisë Besnik Mujecin. Ai u arrestua së bashku me katër persona të tjerë, pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës. Pas kontrolleve të policisë u sekuestruan 11 mijë doza ekstazi gati për shitje.

Vendimi

Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen.

SHKARKO APP