Plani B i Serbisë? Tensione edhe në Mal të Zi dhe në Bosnjë
Analisti Sadri Ramabaja thotë se qëllimi i Serbisë pas aneksimit të një pjese të veriut të Kosovës, ishte të shkaktonte tensione në Mal të Zi dhe Bosnjë. Sipas tij, aksioni i njësisë paramilitare, i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë por dështoi falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.