Plani i maqedonasve për ta bllokuar gjuhën shqipe
Opozita maqedonase ka propozuar një mijë amendamente ndaj propozimit të qeverisë për rishikimin e buxhetit. Kjo do të thotë se seancat e komisionit përkatës parlamentar dhe seanca plenare nuk do të mund të përmbyllnin në asnjë mënyrë debatet për ribalancin e buxhetit.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare janë ndarë në dhjetë grupe dhe secili nga kryetarët e grupeve ka të drejtë për ndërhyrje procedurale, fjalime dhe replika në parlament. Kjo ka gjasa që ta vonoj miratimin e ligjit për avansimin e gjuhës shqipe deri në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal.
Partia ka praktikuar këto ditë me tepër replika ndaj vetë ligjvënësve të saj se sa ndaj partive rivale në parlament. Megjithatë, qeveria pret që ribalancimi të miratohet deri para 2 gushtit, ashtu siç parashikohet me ligj.
Ribalancimi i buxhetit parasheh shkurtime të buxhetit për qeverinë që kishte planifikuar qeveria e kaluar dhe alokimin e fondeve për nevojat themelore të qytetarëve. Është planifikuar shkurtimi për 47 milionë euro nga buxheti shtetëror. /INA/